Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi janë kapur duke lëvizur me armë pa leje.
Pas një kontrolli në mjetin me të cilin udhëtonin 36-vjeçari R.H. e 42-vjeçari A.B. pranë Selitës, efektivët gjetën dy pistoleta pa leje bashkë me 7 aparate celulare.
Njoftimi
“Vihen në pranga 2 shtetas që qarkullonin me 2 armë zjarri pistoleta, në automjet.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethit të Selitës, në një automjet, qarkullonin persona të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Selita”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. H., 36 vjeç dhe A. B., 42 vjeç.Në afërsi të rrethit të Selitës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin R. H. dhe pasagjer shtetasin A. B.Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 aparate celulare.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.