Vendosni fjalën kyçe....

“Partia ka rënë nën kontrollin e një kabale luftënxitëse” – Kongresmenia Tulsi Gabbard largohet nga demokratët (Video)


Ish-kongresmenia amerikane dhe kandidatja presidenciale në zgjedhjet e vitit  2020, Tulsi Gabbard, ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike, duke argumentuar se partia ka rënë nën kontrollin e ‘një kabale elitare luftënxitësish’.

Demokratët e establishmentit i kanë bërë thirrje Gabbard të largohet nga partia dhe të deklarohet republikane.

“Unë nuk mund të qëndroj më në Partinë Demokratike të sotme, e cila tani është nën kontrollin e plotë të një kabale elitare luftënxitësish.”  deklaroi Gabbard në një videomesazh të martën.

Kolegët e partisë së Presidentit Joe Biden, vazhdoi ajo, ‘janë të shtyrë nga sjelljet frikacake, të cilët na ndajnë duke nxitur çdo gjë racore e duke nxitur racizmin kundër të bardhëve…që janë armiqësorë ndaj njerëzve me besim te Zoti…që besojnë te kufijtë e hapur. Shteti policor përndjek kundërshtarët politikë dhe mbi të gjitha po na zvarrisin gjithnjë e më pranë luftës bërthamore’.

Ish-kongresmenia i tha pikëpamje gjatë një emisioni me prezantuesin e Fox Neës, Tucker Carlson.

Po kështu, pretendimet e Gabbard se ish-partia e saj nxit racizmin kundër të bardhëve, kufijtë e hapur dhe persekutimin e kundërshtarëve të tyre politikë u bëjnë jehonë kritikave që dëgjohen më shpesh nga e djathta.

Gabbard ka kundërshtuar prej kohësh përfshirjen e SHBA-së dhe financimin e konflikteve të huaja. Gjatë katër mandateve të saj në detyrë nga 2013 deri në 2021, ajo mbrojti dialogun me Kinëën e Rusinë, së bashku me një politikë të vijës së ashpër ndaj terrorizmit islamik.

Kandidatja e dështuar presidenciale e vitit 2016, Hillary Clinton, akuzoi Gabbard në 2019-ën si ‘një aset rus’, me gjasë duke iu referuar lavdërimeve të së kaluarës që ligjvënësja e Havait kishte bërë për luftën e presidentit rus Putin kundër terrorizmit në Siri.

Gabbard u përgjigj duke e quajtur Clinton ‘personifikimin e kalbëzimit që ka sëmurë Partinë Demokratike’ dhe duke paditur ish-Sekretaren e Shtetit për shpifje.