Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me banorët e Vaut të Dejës. Gjatë fjalës së tij ai u ndal tek ndryshimi i masës së sigurisë në “arrest shtëpie” për ish-deputetin socialist Alqi Bllaku, i akuzuar për çështjen e inceneratorëve.
Sipas Berishës, për lirimin e Bllakos ka pasur ndërhyrje të fortë politike.
“Si mundet një shtet që ka lëshuar urdhër arreste për Zoton, Gugallen dhe Mërtirin, atyre u disbursohen milionat e eurove. Në fakt ato u disbursohen Edi Ramës, Ëngjëll Agaçit, Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt.
E patë hetimin që u bë me deputetin. Ishte i rëndësishëm ai mbante postin e Seklretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. E morën deputetin e vunë në hetim për një çështje çmimi trualli dhe tani e liruan e çuan në shtëpi. Se i tha ai o më lironi o do flas. Ka ndërhyrje të fortë politike për ndërhyrjen e tij.
Prandaj paratë nuk dalin për të subvencionuar ju. Pse qeverisë së Kosovës i dalin paratë për t’u dhënë pensionistëve dhe studentëve 100 euro dhe të dyfishojë ndihmën ekonomike. Kosova më e pasur se ne e ka më të vogël buxhetin. Problemi është se aty nuk vjedh qeveria këtu te ne vjedh. Qeveria kthen në mallkim për qytetarët të gjitha pasuritë publike.”– tha Berisha.