Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: “Kumbaro duhet të ishte dorëhequr për vdekjet në plazhe”. I përgjigjet ministrja: “Kuvendi s’është shtëpi njoftimesh funerale”


Deputetja e PD-së Zhupa tha sot se ministrja e Turizmit Kumbaro duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas vdekjeve të ndodhura në plazhet shqiptare gjatë sezonit veror.

Ajo tha se ministrja ka përgjegjësi për ngjarjet në fjalë.

“Dua ta falenderoj Kumbaron që ka zgjedhur të vijë e pamaskuar sic bënte inspektimet në plazhe. Mjafton që t’iu kujtoj ngjarjet e hidhura që ndodhën gjatë sezonit turistik. Mjafton të kërkoni në Google që të shihni si mbytet i mituri, mbytet djali i dytë, mbytet 40-vjecarja etj. A ka përgjegjësi ministrja për këto? Të gjithë e mbani mend vrasjen në Himarë. A kishte përgjegjësi Mirela Kumbaro. Në një shtet tjetër do isha duke bërë interpelancë me minister tjetër se Mirela Kumbaro do të kishte dhënë dorëheqjen. Ministrja është përgjegjëse për dhënien e licensave për stacionet e mjeteve, për rrethimin e perimetrit. Nëse do ishin kryer këto, a mendoni se do ishte kryer ajo tragjedi.” – tha Zhupa.

Ndërkohë Kumbaro iu përgjigj Zhupës duke i thënë se foltorja e Kuvendit nuk mund të jetë shtëpi njoftimi funeralesh dhe as mikrofon mallkimesh. Ministrja tha se sezoni turistik në Shqipëri ka qenë i suksesshëm duke përmendur të dhënat.

“Kjo foltore s’duhet të jetë shtëpi njoftimesh funerale apo mikrofon mallkimesh të të gjitha llojeve. Saranda është destinacion i sugjeruar, i përmendur edhe në artikuj të mediave të huaja. Saranda është rasti tipik kur sezoni turistik nuk mbyllet me gushtin, por vijon me shtatorin. Ka pasur mbi 32 mijë turistë vetëm në shtator.  Origjina e turistëve për shtatorin është e larmishme. Operatorët turistik e cilësojnë se ky shtator është më i miri për numrin e turistëve. Sot vlerësohet rikthimi i turistëve nga Europa qendrore. Pas një pause 3 vjecare kemi rikthim të turistëve nordik. Edhe Gjirokastra fitoi nga një fluks i ri turistësh. Këtë verë u rikonstruktuan të gjitha pikat e informacionit turistik. Vetëm në Sarandë, 80 inspektime në 2 muaj e pikut. Brenda në qytet kanë qenë plazhet publike model si nga pastërtia e shërbimeve vrojtuese.Kemi nisur punën për sezonin e ardhshëm.” – tha Kumbaro.