Vendosni fjalën kyçe....

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dënon aneksimin rus të katër rajoneve në Ukrainë


Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar përpjekjet e Rusisë për të aneksuar katër rajone të Ukrainës.

Siç shkruan BBC, rezoluta u mbështet nga 143 vende, ndërsa 35 shtete përfshirë Kinën dhe Indinë abstenuan.

Si Rusia, katër vende të tjera e refuzuan votimin, përkatësisht Bjellorusia, Koreja e Veriut, Siria dhe Nikaragua.

Edhe pse simbolike, ishte numri më i lartë i votave kundër Rusisë që nga pushtimi.

Javën e kaluar, në një ceremoni madhështore në Kremlin, presidenti Vladimir Putin nënshkroi dokumente për t’i bërë rajonet lindore të Ukrainës Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson pjesë të Rusisë.

Marrëveshjet u nënshkruan me udhëheqësit e instaluar nga Moska të katër rajoneve dhe erdhën pas referendumeve të vetëshpallura në këto rajone që u denoncuan si “mashtrim” nga Perëndimi.

Rezoluta i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos njohë asnjë nga pretendimet e aneksimit të Rusisë dhe kërkon “zhbërjen e menjëhershme të saj”. Po ashtu mirëpret dhe “shpreh mbështetjen e fortë” për përpjekjet për të de-përshkallëzuar konfliktin përmes negociatave.

Vendet që votuan me Rusinë kanë të gjitha një qëndrim të gjatë të kritikimit të qeverive perëndimore.