Vendosni fjalën kyçe....

“Vaksinat kundër koronavirusit, skandali më i madh i korrupsionit në historinë e botës” – Eurodeputeti (Video)


“Blerja e 4.5 miliardë dozave të vaksinës Covid-19 për 450 milionë qytetarë të BE-së është skandali më i madh i korrupsionit në historinë e njerëzimit.” – tha Mislav Kolakusiç, deputet i Parlamentit Evropian.

Kjo është 10 doza për çdo burrë, grua e fëmijë në Evropë, duke përfshirë foshnjat e porsalindura, për një injeksion që askush nuk i di përbërësit dhe efektet.

Dje, 10 eurodeputetë pyetën presiidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, lidhur me marrëveshjen e komunikimet e saj me Pfizer në lidhje me prokurimin e vaksinave. Mislav Kolakusiç ishte një nga deputetë dhe ai e postoi videon në Twitter.

 

CEO-ja i Pfizer, Albert Bourla, kundërshtoi të merrte pjesë në komitetin special të Parlamentit Evropian për Covid-19 për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Në vend të tij, Janine Small, Presidente e Tregjeve Ndërkombëtare, u përball me komitetin.

Eurodeputeti Rob Roos e pyeti atë nëse Pfizer kishte testuar nëse ‘vaksina’ e tyre ndalonte transmetimin e virusit përpara se produkti të hynte në treg. Small tha ‘jo’.

“Vaksinohu për të shpëtuar të tjerët” ishte gjithmonë një gënjeshtër.” – shkroi Roos në Twitter.

Ju mund të shikoni pyetjen e deputetëve të PE-së drejtuar Janine Small dhe përgjigjet e saj gjatë seancës dëgjimore më 10 tetor 2022 KËTU (1 orë 49 minuta).