Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e 26-vjeçarit në Maliq, pranga 18-vjeçares

Një person i katërt është arrestuar lidhur me vrasjen e Martin Çeços, ngjarje e ndodhur më 16 qershor 2022 në fshatin Kolanec të Maliqit.

Personi i prangosur është 18-vjeçarja Martina Pajollari, banuese në fshatin Marjan të Korçës, e cila akuzohet si e implikuar në vrasjen e 26-vjeçarit.

Dyshohet se adoleshentja e ka nxjerrë në pritë Çeçon, i cili u vra më pas pranë një rezervuari. Më herët për krimin janë arrestuar Valter e Edlir Mollaj si dhe Blenti Angjo.

Sipas dëshmisë së Pajollarit dhënë policisë, ajo ka pohuar se ka qenë e pranishme në vendin e krimit në kohën kur ka ndodhur megjithatë ajo e ka ndryshuar disa herë dëshminë e saj.

 Njoftimi

“Vijon operacioni policor i koduar “Marjani”. Shkon në 4 numri i të ndaluarve në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16.06.2022, në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, ku u gjet i pajetë shtetasi M. Ç.

Vihet në pranga 18-vjeçarja, e dyshuar si e implikuar në vrasjen e 26-vjeçarit. Specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, pasurisë, të miturve dhe dhunës në familjes, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 16.06.2022, në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, ku u gjet i pajetë shtetasi M. Ç., 26 vjeç, banues në këtë fshat, bënë ndalimin e shtetases M. P., 18 vjeçe, banuese në fshatin Marjan, Korçë.

Ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Shkallës Parë Korçë me vendimin e datës 14.10.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, si e implikuar në ngjarjen e lartpërmendur, për të cilën strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, kanë ndaluar më parë shtetasit B. A; V. M. dhe E. M. Vijon puna për dokumentimim me prova ligjore të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.”