Rrjeti më i shpejtë i internetit në botë, i organizuar në Departamentin e Energjisë të Shteteve të Bashkuara, sapo ka marrë një përmirësim në ESnet6, i cili e sjell atë në një gjerësi bande mahnitëse prej 46 Terabit/s.
Rrjeti do i kushtohet ekskluzivisht shkencës dhe do rrisë shpejtësinë me të cilën zbulimet e reja mund të zhvillohen dhe komunikohen midis nyjeve.
Sa për t’u kuptuar, një familje mesatare mund të marrë 1 Gigabit/s internet, e cila është e shpejtë dhe do të thotë që shpesh mund të shkarkoni filma në pak sekonda; megjithatë, shumica e familjeve përdorin një shpejtësi më modeste rreth 100 Megabit/s.
Kjo e bën ESnet6 460,000 herë më të shpejtë se interneti i tanishëm i shumicës së njerëzve dhe mund të shkarkojë rreth 11,500 filma HD në sekondë.
“Ndërsa instrumentet shkencore rriten në kompleksitet dhe superkompjuterët simulojnë dukuri shkencore me rezolucion më të lartë, komuniteti i shkencës po përballet me një sfidë në rritje: vëllimet e të dhënave që po rriten në mënyrë eksponenciale, shoqëruar me nevojën për të lëvizur, ndarë dhe përpunuar këto të dhëna globalisht dhe më shpejt se kurrë më pare.” – tha Barbara Helland, shefe e programit të Kërkimit të Avancuar Shkencor, në një deklaratë.
“Me ESnet6, studiuesit janë të pajisur me teknologjinë më të sofistikuar për të ndihmuar në trajtimin e sfidave të mëdha me të cilat përballemi sot në fusha si shkenca e klimës, energjia e pastër, prodhimi i gjysmëpërçuesve, mikroelektronika, zbulimi i shkencës së informacionit kuantik dhe më shumë.” – shtoi ajo.