Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Njoh PD-në e Berishës jo atë të vulës, Partia e Lirisë do mbështesë pa kushte kandidatët demokratë


Kreu i Partisë së Lirisë ka komentuar mbrëmjen e sotme situatën në PD-së duke shprehur mbështetjen për grupin e Berishës duke iu drejtuar gupit tjetër si ata që kanë vulën.

Gjatë një interviste në Vizion plus, Meta tha se i ka kërkuar Berishës që të nxjerrë sa më shpejt kandidatët e PD-së për zgjedhjet lokale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Po kështu ai tha se Partia e Lirisë do i mbështesë pa kushte kandidatët e PD-së duke u përpjekur njëkohësisht që të mobilizojë çdo shqiptar kundër ‘rilindjes’.

“Unë mendoj që mendoj që bashkimi i shqiptarëve kundër regjimit është më i lehtë sesa bashkimi që përpiqet zoti Berisha Bbenda PD-së. Çështja duhet të ishte zgjidhur me kohë, me gjykatën. Ne njohim vetëm një Parti Demokratike, njohim partinë ku është zgjedhur zoti Berisha, njohim partinë e vërtetë, jo partinë që ka vulën. Ajo është një parti legjitime. Për sa i përket gjykatave të Edi Ramës këto dihen. Unë kam thënë që zoti Berisha duhet të nxjerrë sa më parë kandidatët për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin. Ne nuk do të nxjerrim asnjë kandidat pa u rakorduar me Partinë Demokratike dhe nuk kemi asnjë kusht.Ne do të mobilizojmë çdo qytetar shqiptar kundër rilindjes. Do mbështesim çdo kandidat të Partisë Demokratike sido që ta zgjedhin ata.” – tha ai.