Vendosni fjalën kyçe....

Meta me të rinjtë e PL-së: Është koha të bëjmë gjithçka të rikthejmë rininë


Ilir Meta po zhvillon një takim me të rinjtë e Partisë së Lirisë. Gjatë fjalës së tij, Meta u ndal tek braktisja e vendit nga të rinjtë dhe ulja e numrit të studentëve në universitete.

Meta u shpreh se është koha për të bërë gjithçka për të mbajtur të rinjtë e të rejat në Shqipëri e për të rikthyer ata që janë detyruar të largohen pasi nuk shihnin shpresë në vendin e tyre.

“Jemi në prag të konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë që do të zhvillohet me 29 tetor e do të miratojë programin themelor të Partisë së Lirisë, Statutin e saj, do të përcaktojë qëndrimet strategjike, angazhimin për referendumin se rruga e vetme për t’i kthyer fuqinë qytetarëve e për të garantuar llogaridhënien e rrëzuar përtokë në këtë vend e këtë shtet dhe mbi të gjitha për t’ia hequr Shqipërinë të fortëve e oligarkëve e për tja kthyer të rinjve. Për t’u kthyer prindërve gjyshërve buzëqeshjen, shtëpitë e vatrat e të cilëve kanë ardhur duke u zbrazur nga nipërit e mbesat.

Takova një pedagog të nderuar e po e pyesja për situatën në universitet. Tha se në departamentin e tij për 200 kuota master para pak vitesh aplikonin 600 studentë, ndërsa aktualisht nuk kanë aplikuar as 40. Kur flasim për Universitetin e Tiranës, një nga fakultetet më me traditë dhe më me interes për të rinjtë dhe të rejat, e kuptoni se si po thahet Shqipëria nga të rinjtë, nga elementi më vital. Është koha për të bërë gjithçka për të mbajtur të rinjtë e të rejat këtu e për të rikthyer ata që ikën nga mungesa e shpresës.”– tha Meta para të rinjve.