Një distrikt shkollor publik në Maryland ka parë që numri i nxënësve që identifikohen si jobinarë është rritur me 582% në dy vitet e fundit, sipas të dhënave të publikuara në internet.
Shkollat Publike të Qarkut Montgomery (MCPS) mbledhin informacion nga formularët që plotësojnë studentët kur kërkojnë këshillim për çështjet e identitetit gjinor. Të dhënat normalisht nuk janë të disponueshme publikisht, por u postuan në Twitter nga mësuesja Elicia Eberhart-Bliss, e cila ndau një pamje të një prezantimi për Aleancën e Krenarisë MCPS që përfshinte shifrat.
Prezantimi tregoi se 35 nxënës u vetëraportuan si jokonform gjinor te këshilltarët gjatë vitit shkollor 2019-2020, katër prej të cilëve ishin në shkollën fillore. Numri shkoi në 239 nxënës për vitin shkollor 2021-2022, me 18 nxënës fillore, 129 nxënës të shkollave 9-vjeçare e 92 nxënës të shkollave të mesme të identifikuar si jobinarë.
Një formular pranimi i përdorur nga këshilltarët dhe i shpërndarë nga lajmet e Fox45 tregon se nxënësve u kërkohet ‘emri i tyre’ dhe ‘gjinia e identifikuar’, si dhe përemrat e tyre të parapëlqyer. Gjatë katër viteve të fundit, janë dorëzuar 423 formularë, duke treguar se 45% e studentëve të MCPS janë identifikuar si jokonform gjinor.
Christopher Cram, një zëdhënës i MCPS, i tha Daily Caller se ishte e pamundur të merrej një shifër e saktë e të gjithë nxënësve që identifikohen si LGBTQ, sepse është informacion i vetëraportuar.