Vendosni fjalën kyçe....

Austria do ndalojë nga detyra nëpunësit civilë të dënuar për aktet naziste


Ministrja e Drejtësisë e Austrisë Alma Zadic njoftoi të premten se nëpunësit civilë të dënuar për aktet naziste do ndalohen nga detyra.

“Kushdo i dënuar sipas Aktit të Ndalimit nuk ka vend në shërbimin civil. Çdo formë e glorifikimit nazist është një sulm i patolerueshëm ndaj shoqërisë sonë demokratike.” – shkroi Zadiç në Tëitter.

Qeveria federale vendosi të ndryshojë ligjin, tha ajo.

“Çdo dënim përfundimtar i nëpunësve civilë çon automatikisht në humbjen e detyrës së tyre, nëpunësit civilë në fjalë duhet të largohen nga shërbimi civil.”

Lëvizja erdhi pas një proteste për një oficer që u lejua të vazhdonte të punonte në ushtri, megjithëse ishte gjobitur sepse kishte veshur një uniformë me shenja naziste.

“Është detyra jonë historike si qeveri federale që të jemi veçanërisht të kujdesshëm këtu dhe ta bëjmë të qartë se përkrahësit e ideologjisë antidemokratike dhe çnjerëzore naziste nuk kanë vend në institucionet tona demokratike.” – shtoi Zadiç.

Legjislacioni ‘Verbotsgesetz’, ose përhapja e nazizmit, i miratuar në Austri në vitin 1947, kriminalizon ideologjinë naziste dhe ndalon ringjalljen, propagandimin ose glorifikimin e këtyre pikëpamjeve.