Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka kaluar këtë të dielë mes të rinjve të LRI-së.
Sikurse vihet re në një video të publikuar në rrjetin social “TikTok” të Partisë së Lirisë, Meta ka luajtur dhe volejboll me ta.
“E diela e Ilir Metës me të rinjtë. Politika në Bluxhins.”- është mesazhi që shoqëron videon.
@partiaelirise E diela e Metes me te rinjte. Politika ne bluxhins👍🏻 #pl #partiaelirise #albania #ilirmeta ♬ original sound – partiaelirise
Më pas në një postim në “Facebook”, Meta ka publikuar edhe disa foto nga koha e kaluar me të rinjtë, të cilët i konsideron si frymëzim për ndryshimin.
“I lumtur të kaloja sot disa orë në shoqërinë e të rinjve të LRI-së Durrës. Energjia e tyre pozitive, frymëzim për Ndryshim!”– shkruan Meta.