Vendosni fjalën kyçe....

Partia e Lirisë: Shqipëria paguan koston e korrupsionit 10-vjeçar të regjimit ‘putinian’ të Ramës


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka akuzuar kryeministrin Rama se po ua ngarkon shqiptarëve koston e korrupsionit 10-vjeçar të qeverisjes së tij.

Ai shkruan se kreu i qeverisë justifikohet me luftën në Ukrainë për rritjen e çmimeve në vend ndërkohë që njihet botërisht për hajdutërinë e tij në raportet ndërkombëtare.

Blushi thekson se Rama ka ndërtuar një model ‘putinian’ të ekonomisë, duke vjedhur me koncesionet, PPP-të, inceneratorët e aferat e tjera korruptive.

“Kreu i regjimit putinian të Shqipërisë gjeti Putinin fajtor për hajdutëritë e tij mizore. Shqipëria po paguan kostot e korrupsionit 10-vjeçar të Kryeministrit Kryehajdut që kërkon t’ia verë “fajin” Putinit për hajdutëritë e tij të njohura botërisht në të gjitha raportet ndërkombëtare.

Pasi shkatërroi shtetin ligjor përmes kapjes për fyti të drejtësisë dhe të gjithë institucioneve të pavarura, pasi ndërtoi pikërisht modelin putinian të shtetit dhe ekonomisë, “kujtohet” sot që për vjedhjet e inceneratorëve, PPP dhe afera të tjera korruptive t’ia lerë përgjegjësitë Putinit dhe nesër Perëndisë po nuk ra aq shi sa i duhet Kryehajdutit që ta shesë shumë më lirë se në tregjet ndërkombëtare dhe ta blejë prapë shumë më shtrenjtë se në tregjet ndërkombëtare. P

ra të vjedhë edhe në shitje edhe në blerje përveçse në investimet e humbura të OSHEE. Edi, që ti nuk lodhesh së mashtruari kjo dihet se kështu e ke nisur dhe kështu do e mbyllësh. Por si nuk u lodhe duke vjedhur prej 10 vitesh?”­ – shkruan Blushi.