Pakot me drogë të gjetura të braktisura në breg të detit, në një plazh në Mbretërinë e Bashkuar kapin vlerën e rreth 42 milionë paundësh.
BBC shkruan se një numër i madh çantash të zeza të lidhura me bidona plastikë u gjetën nga kalimtarët në plazhin Tan-y-Bwlch pranë Aberystwyth, më 1 tetor.
Më vonë u gjetën pako të tjera dhe të gjitha mendohet se përmbajnë kokainë.
Në një deklaratë thuhej: “Puna mjeko-ligjore për substancën e gjetur në çanta vazhdon, por ne besojmë se është kokainë me peshë rreth 1200 kg. Kjo sasi do të kishte një vlerë me shumicë prej rreth 42 milionë paundësh.”
Policia tha se ngarkesa peshonte rreth 1200 kg dhe paralajmëroi publikun që të mos i prekin më, por të kontaktojnë ata: “Hetimi ynë vazhdon dhe i ritheksojmë publikut se nëse zbulojnë ndonjë gjë të dyshimtë në plazhe, përmbajtja nuk duhet të preket dhe policia duhet të kontaktohet menjëherë”.