Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç thotë se po u kërkohet “të heqin dorë” nga Kosova: Ne nuk sulmuam askënd, por u ndëshkuam më rëndë se Iraku


Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se vendit të tij po i dërgohet mesazh se duhet të heq dorë Kosova për të “marrë një dhuratë të vogël” në këmbim.

Sipas tij, Serbia u ndëshkua më rëndë se Iraku edhe pse nuk sulmoi askënd.

“Nëse refuzoni, atëherë jeni në telashe. Le të kuptojmë njëri-tjetrin. Askush nuk më kërcënon si Aleksandër Vuçiç, kërcënojnë hapur gjithë vendin tonë dhe mbijetesën e tij. Thjesht dua që të gjithë ta dini dhe kjo është hera e parë që e them hapur. Asgjë nuk mjafton. Ata thonë se problemi janë refugjatët. Nuk ka problem, do të heqim regjimin pa viza. Ne do t’i zgjidhim ato probleme, por nuk do të mjaftojë, as nuk do të jetë lajm.

Le të vendosim sanksione se i pengon që ka një vend që qëndron jashtë dhe dëshiron të ketë të drejtën e mendimit të lirë, dhe nuk ka kërcënuar askënd dhe nuk ka shkelur në tokën e të tjerëve. Ne nuk sulmuam askënd, por u ndëshkuam rëndë, më keq se Iraku dhe Afganistani. Sepse ata nuk e ndanë Basrën dhe Kandaharin.”– ka thënë Vuçiç sipas medieve serbe.

Presidenti serb është shprehur se Perëndimi po i kërkon vendit të tij që t’i vendosë sanksione Rusisë, dhe si shpërblim Serbia do të “përkëdhelet për disa ditë”.

“Dhe më lejoni të përsëris, nëse nesër do të vendosnim sanksione kundër Rusisë, ata do të thoshin për tre ditë se jemi bërë pjesë e familjes evropiane të kombeve dhe pastaj do të na kërkonin të kalonim në anën e duhur të historisë. Dhe ana e vërtetë e historisë është ajo që thonë ata.” – tha presidenti.