Vendosni fjalën kyçe....

Negociatat për kandidatë të përbashkët në zgjedhje/ Gazment Bardhi dhe Edi Paloka takohen përballë Parlamentit


Ka nisur takimi mes kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka me deputetin Gazment Bardhi.

I pari i mandatuar nga Sali Berisha dhe i dyti nga grupi parlamentar i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, janë takuar sot për të diskutuar mbi formulat që opozita të dalë me një kandidat në zgjedhjet lokale.

Takimi ka nisur pak pas orës 11:00 dhe po zhvillohet në një prej lokaleve përballë Parlamentit. I pari në takim ka mbërritur në takim është Edi Paloka.

Ai i është drejtuar me ironi gazetarëve: “Sikur t’i gjimoni dhe tenderave të qeverisë kaq sa po na ndiqni ne. Bravo ju qoftë.”

Ky takim vjen një javë pasi Grupi Parlamentar i PD-së iu përgjigj thirrjes së kryedemokratit Berisha për të bashkëpunuar e për të dalë në zgjedhje me një kandidat të përbashkët.