SPAK ka kërkuar 1 vit burg për ish-kreun e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj.
Ish-kryebashkiaku akuzohet se fshehu problemet që kishte pasur me drejtësinë në Greqi, ku kishte pasur një dënim të vjetër prej 1 viti burg.
Nëse jep pëlqimin i pandehuri, do të aplikohet neni 63 i Kodit Penal (punë në interes publik për 150 orë).
Ismailaj nuk ka qenë vetë i pranishëm në seancë por është përfaqësuar nga avokati i tij. Qerim Ismailaj u denoncua fillimisht nga Partia Demokratike, por KQZ nuk pranoi që t’i hiqte mandatin atij. Në këto kushte PD e paditi në SPAK.