Vendosni fjalën kyçe....

“Fuck Shteti!”- Jim Belushi vjen në Tiranë, parrulla pas tij merr vëmendjen e rrjetit


Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi e ka mbajtur fjalën. Një muaj më parë ai zbuloi se do të vizitojë Tiranën në Tetor dhe sot ndodhet në Shqipëri.

Në llogarinë e tij në Instagram, Belushi ka postuar dy foto në një nga rrugët e Tiranës ku shkruan “On the Road”.

Por me këto foto aktori duket se ka edhe një mesazh për të përcjellë. Ai shfaqet i ulur pranë një tezge me perime, mban një puro në dorë dhe pas tij në mur shkruhet: “Fuck Shteti!”.

Biri i një emigranti shqiptar por i rritur në Çikago, Belushi është ndër të paktët shqiptarë që ka arritur sukses në Hollywood.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jim Belushi (@jim_belushi)