Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit tha të mërkurën se ushtria është ‘plotësisht e përgatitur’ për të mbrojtur vendin kundër çdo pushtimi kinez.
“Ushtria e Tajvanit është plotësisht e përgatitur për çdo pushtim kinez, nëse Pekini vendos të lëvizë tani ose më vonë në këtë drejtim.” – tha Chiu Kuo-cheng.
Komentet e tij erdhën ndërsa ushtria tajvaneze zhvilloi një stërvitje ‘duke simuluar përdorimin e topave dhe tankeve për të zmbrapsur forcat pushtuese kineze’, raportoi Focus Taiwan.
“Ushtria e di se çfarë do duhet të bëjë. Nuk do rrijë duarkryq nëse Pekini sulmon.” – shtoi Chiu.
Kina e konsideron Tajvanin si ‘provincën e saj të shkëputur’ ndërsa Tajvani këmbëngul në pavarësinë e tij që nga viti 1949 me marrëdhënie të pavarura diplomatike me 14 vende.