Vendosni fjalën kyçe....

Spaho i del Shehajt në krah: Pse kjo arrogancë, atij po i bëhet presion dhe po kërcënohet këtu


Pas debateve të shumta në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka marrë në mbrojtje Agron Shehajn.

Spaho iu drejtua drejtueses së seancës plenare Ermonela Felajt, dukei thënë se Shehaj nuk ka ngritur çështjen e biznesit të tij personal por një shqetësim që ka të bëjë me lirinë dhe dmeokracinë. Dhe sipas tij, Shehaj po kërcënohet në Parlament. 

“Me sjelljen tuaj po e degradoni parlamentin dhe këtë maxhorancë, përveç veprave që bën vetë maxhoranca duhet që edhe ju të thyeni rregulloren dhe gjitha aktet e tjera që garantojnë punën e parlamentit sa herë që ju dëshironi.

Në asnjë rast nuk ngritur çështjen e bizneseve të tij, por një çështje thelbësore që ka të bëjë më lirinë dhe demokracinë. Presioni politik që i bëhet për të mbyllur gojën për atë që ka ndërmarrë në Parlament. Kjo është demokracia, që edhe një deputet të kërcënohet në këtë mënyrë. Foli dhe tregoi që Prokuroria nuk ka asnjë veprim të ndërmarrë ndaj tij. Ça bëni mor, çështë kjo punë. Pse kjo arrogancë, e kuptoni që arroganca do iu çojë atje ku nuk e mendoni.”- tha Shehaj.