Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se pagat e pedagogëve në Shqipëri janë sa gjysma e atyre në Kosovë, sepse qeveritarët tanë dhe ato që rrinë pas tyre përdorin avionët si taksi dhe shijojnë fundjavat në Europë.
Berisha shtoi se solidarizohet me studentët dhe pedagogët ndërsa i quajti këto të fundit ajka e kombit.
Kryedemorkati nuk la pa përmendur edhe deklaratat e djeshme të kryeministrit Rama, i cili e quajti kreun e Sindikatës së Pedagogëve, ish punonjës i SHIK-ut.
“Ky i vërsulet pedagogut se ka shërbyer në organin e Sigurisë Kombëtare. Më keni dëgjuar të përmend Damian Gjiknurin se ka shërbyer dy vite në Shish. Kurrë. Ai ka tre ditë që u thotë shqiptarëve se një nga pedagogët më të shquar ka punuar në SHISH dhe nën drejtimin e tij.
Ky ka vetëm keqësi shpirtërore ska norma moral e ligj. Isha në Gjirokastër më tha pedagogia marr 600 euro në Prishtinë marrin dyfishin. Jemi më të varfër nga Kosova ne?
Këta ja kërrcasin biftekut 1 mijë euro. marrin avionin taksi e bëjnë ëeekend në Paris. Paguajnë shoferin 4 herë më shumë se lektorin e Universitetit. I japin 500 mln lekë kuzhinierit të vet se i marrin universiteteve 700 mln lekë.
Pedagogët dalin, ata janë ajka e kombit. Kanë mend 3 herë më shumë nga të gjithë këta që janë pas meje çuçurisin sa herë dal të flas këtu. Çka ky me kombin shqiptar. Anti shqiptar si ky ska pasur ndonjëherë. I shpreh solidaritetin studentëve e pedagogëve. I ndërpreu 8 vite doktoraturat. Duhet të jesh injorant të marrësh një vendim të tillë. I ndërpreu me urdhër injoranti kërkimin shkencor. Ju keni vetëm një mision të mbroni Ramën”, deklaroi Berisha.