Ish-presidenti dhe kryetari i PL-së Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediet ku ka kërkuar mbështetje për pedagogët nga qeveria.
Ai tha se qeveria i ka të gjitha mundësitë të plotësohen kërkesat e pedagogëve që brenda dy viteve të kenë pagat që kanë kolegët e tyre në Kosovë.
“Prioriteti dhe angazhimi i PL-së do të jetë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit, arsimi. Nuk ka investim më strategjik për një vend dhe një komb sa arsimi, sidomos në momente kaq delikate.
Janë të gjitha mundësitë për të plotësuar kërkesat e tyre tepër modeste dhe tepër të arsyeshme, që kërkojnë pagat dhe standardin e kolegëve në Kosovë sot.
Kur unë kam qenë kryeministër i kam rritur deri në 58% me një eendim qeverie pagat e pedagogëve dhe asistentëve. Sot mundësitë janë shumë herë më të mëdha, sepse atëhere nuk na lejohej të merrnim më shumë se 2 milionë dollarë kredi. S’na pranonte FMN. Sot merren miliarda euro kredi, për vjedhje, jo për vepra publike. Dhe ndërkohë që me arrogancë dhe cinizëm u thotë jo pedagogëve se e paska zënë lufta me Putinin këtë. Shikoni çbën.
Projekt buxheti i vitit 2023 rrit pagesat për PPP-të dhe 7 kontrata të reja me koncension me vlerë 1 miliardë dollarë që janë vjedhje e pedagogët i intimidon duke i kërcënuar dhe me vetingun sa detyroi deputet të nderuar socialist të distancohen publikisht prej tij por dhe i denigron në mënyrat më të turpshme që vetëm një palaco mund ta bëjë kur përgojon profesorë.”- tha Meta.
Ai vazhdoi: “Si shpjegohet që çmimet në Ukrainë janë më të lira se në Shqipëri. Si shpjegohet që çmimet në Kosovë, në Maqedoni në Malin e Zi janë më të lira se në Shqipëri. Si shpjegohet që çmimet këtu janë më të larta në rajon dhe më shumë se 90% e vendeve të BE. Sepse ky është një armik i betuar i prodhimit vendas.”