Pezullohen nga detyra tre efektivët që shoqëruan 32-vjeçarin Lear Kurti në komisariat mbrëmjen e së mërkurës.
Sipas “Report TV”, drejtori i përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbullakuka i ka pezulluar për 3 ditë të 3 policët me inicialet D.H, S.N dhe E.S që shoqëruan të riun në mbrëmjen e së mërkurës në Komisariatin numër 3.
Kjo është një masë administrative për shkak të vijimësisë së hetimeve mbi rastin.
Lear Kurti humbi jetën pas shoqërimit në polici mbrëmjen e së mërkurës. Nuk dihet ende zyrtarisht arsyeja. Megjithatë AMP dhe Prokuroria ka thënë se ekspertët mjeko-ligjorë kanë gjetur në stomakun e tij një qese me lëndë narkotike. Ngjarja ka shkaktuar zemërim në publik dhe sot në mbrëmje në orën 20:00 pritet të mbahet një protestë para Ministrisë së Brendshme.