Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka njoftuar sot anulimin e disa fluturimeve që ishin parashikuar drejt dhe nga disa aeroporte në Itali. Kjo për shkak të një greve ku kanë hyrë personeli i trafikut ajror në shtetin fqinj.
“TIA njofton se si pasojë e grevës së personelit të trafikut ajror në Itali, fluturimet drejt dhe nga aeroportet e Italisë (Bari, Bolonja, Ankona, Bergamo, Verona, Milano Malpensa, Genova, Rimini, Roma) janë anulluar nga aeroportet italiane për ditën e sotme.
Nga ky njoftim përjashtohen: Fluturimet Ambulance, Medvac, Fluturimet e Kerkim Shpëtimit, Fluturimet Humanitare”– thuhet në njoftimin e TIA-s.
Pasagjerëve që kanë patur fluturime sot në këto u kërkohet nga TIA të komunikojnë paraprakisht me kompanitë ajrore respektive për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport.