Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë dukë lënë katër persona të plagosur.
Dy automjete, një tip “Benz ML” është përplasur me një mjet tip “Opel” në kryqëzimin e Savrës. Mjeti tip “Benz” hynte në autostradë ndërsa mjeti tip “Opel” vinte në drejtim të Lushnjës nga autostrada Fier-Lushnje.
Si pasojë e përplasjes katër persona janë lënduar, drejtuesi i ‘Benz”-it dhe tre të tjerë udhëtarë në mjetin tip “Opel”.