Vendosni fjalën kyçe....

Basha kalon fundjavën me gruan e vajzat në Kosovë, kolazhi me foto nga Prizreni


Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zgjedhur ta kalojë këtë fundjavë me bashkëshorten e tij Aurelën dhe dy vajzat e tyre në Kosovë.

E siç bën ai me dije në një postim në rrjetet sociale, ndalesën e parë e kanë bërë në Prizren nga ku kanë publikuar edhe një kolazh me foto.

“Fundjavë e veçantë me Aurelën, Dafinën dhe Viktorian në Kosovë. Ndalesa e parë në Prizrenin e historisë dhe bukurive të shumta natyrore.”– shkruan Basha.

I zhveshur nga përgjegjësia e kryetarit të opozitës, tani që është vetëm deputet Basha duket se ka më shumë kohë të lirë për të kaluar me familjen.

Muajin e kaluar ish-kryetari i Partisë Demokratike, u filmua në Amsterdam të Holandës pranë një kantieri ndërtimi.

Ai shfaqej i qeshur në krah të bashkëshortes së tij në një zonë pranë të cilës po ndërtohej.