Një incident nga Kili, sfidoi thënien se paratë nuk gjenden në rrugë dhe ato vijnë vetëm me punë të palodhur.
Në rrjetet sociale është publikuar një video nga një autostradë në shtetin e Amerikës Latine, ku nga një makinë fluturojnë një shumë e madhe parash dhe ka tërhequr vëmendje të madhe.
A violent robbery at a store ended in a police car chase, money raining down on a highway and six suspects getting arrested in Santiago, Chile#chile #santiago #chase #anews pic.twitter.com/KeHtPTQugh
— ANews (@anews) October 21, 2022
Çfarë ndodhi saktësisht?
Sipas raportimeve, disa grabitës në qytetin Pudahuel plaçkitën një sallë lojërash fati dhe vodhën paratë pasi kërcënuan një punonjës me armë zjarri dhe u larguan nga vendi i ngjarjes. Por menjëherë pasi policia e qytetit mori informacion për sulmin, ata filluan të ndjekin hajdutët.
Policët e ndoqën mjetin tip “Chevrolet” ngjyrë blu nëpër rrugë të ndryshme derisa dolën në autostradë, ku grabitësit krijuan një skenë filmi hollivudian, pasi hodhën çantën me paratë e vjedhura.
Cili ishte fati i parave të hedhura në autostradë?
Disa kalimtarë me fat arritën të kapnin disa nga kartmonedhat në kohën kur policia ndaloi trafikun për të mbledhur paratë e shtrira në rrugë. Sipas BBC-së, grabitësit u përpoqën të vidhnin 10 milionë pesos kilian, ose 10 mijë e 300 dollarë. Por më vonë Skyneës raportoi se ishte vjedhur një shumë me vlerë 60 mijë dollarë. Paratë u gjetën më vonë nga policia dhe gjashtë persona u arrestuan.
Vjedhjet në rritje
Shumë besojnë se hajdutët po bëhen më të guximshëm në Kili, pasi sulmet ndaj bizneseve dhe pronave të lojërave janë në rritje. Kjo ka bërë që pronarët e bizneseve të kërkojnë një prani më të fortë të policisë.
Në maj, një shofer i grupit të eskortës së Presidentit kilian, Gabriel Boric, u qëllua në Santiago nga një grup njerëzish që vodhën automjetin e tij qeveritar.