Vendosni fjalën kyçe....

Balliu thirrje qytetarëve: Protestojmë kundër vrasjes shtetërore të Lear Kurtit nga policia e Ramës dhe Çucit


Sekretari Organizativ i PD-së, Klevis Balliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e organizuar lidhur me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti.

Protesta pritet të nisë në orën 18:00.

Ai shkruan se vdekja e të riut është vrasje shtetërore nga policia e Ramës dhe Çucit.

“Protestë kundër vrasësve me pushtet. Sot në ora 18:00 të gjithë bashkë në një protestë masive për vdekjen Lear Kurtit nga Policia kriminale e Ramës dhe e Çuçit. Kjo është një vrasje shtetërore ndaj ju bëj thirrje të gjithëve që të bëhemi bashkë në një protestë të fuqishme kundër bandës në pushtet.” – shkruan Balliu.