Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit largohen nga Ministria e Brendshme, marshojnë drejt Kryeministrisë


Qytetarët e mbledhur për të protestuar lidhur me vdekjen e Lear Kurtit pas shoqërimit nga policia, janë larguar nga Ministria e Brendshme e kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

Gjatë tubimit ata lëshuan parrulla kundër kryeministrit Rama e ministrit Çuçi duke kërkuar dorëheqjen e tyre pasi i bëjnë përgjegjës për vdekjen e 32-vjeçarit.

Gjatë qëndrimit para Ministrisë së Brendshme ka pasur edhe disa çaste tensioni teksa qytetarët janë përpjekur të çajnë kordoni e policisë për të ndezur qirinj por më pas një pjesë e tyre janë lejuar që ta bëjnë këtë gjë.

Gjatë fjalës së tyre qytetarët kanë deklaruar se nuk ndihen aspak të sigurt nga policia duke kërkuar që t’i jepet fund njëherë e mirë dhunës së policisë ndaj qytetarëve.