Vendosni fjalën kyçe....

Bie mbështetja në Venezuelë për liderin e opozitës Juan Guaido – Media


Sipas Reuters, opozita venezueliane po shqyrton tërheqjen e mbështetjes së saj për Juan Guaidon e mbështetur nga SHBA. Një veprim i tillë do ndikonte në të ardhmen e miliarda dollarëve të ngrira të Karakasit në pronat jashtë shtetit.

Mbështetësit ndërkombëtarë të Guaidos, të udhëhequr nga SHBA, kundërshtuan të njohin Nicolas Maduron si president të vendit pas zgjedhjeve në 2018. Megjithatë, pavarësisht sfidës politike ndaj tij nga Guaido dhe sanksioneve të rënda të vendosura ndaj ‘regjimit’ të tij nga Perëndimi, Maduro ka mbeti në pushtet dhe konsiderohet ende presidenti i ligjshëm i vendit nga shumica e botës.

Sipas burimeve të Reuters, partitë opozitare duan të përqendrohen në zgjedhjen e një kandidati të vetëm për të dalë kundër Maduros në zgjedhjet e ardhshme, që do mbahen deri në vitin 2024. Primaret për të zgjedhur kandidatin janë caktuar për në qershor 2023.

Sipas Reuters, pesë nga gjashtë partitë opozitare nuk do e mbështesin Guaidon ose ndonjë lider tjetër në detyrë, me vetëm partinë e tij ‘Voluntad Popular’ të përgatitur të vazhdojë të mbështesë të besuarin e Uashingtonit.

Një burim i Ëall Street Journal shtoi se opozita e Venezuelës ‘po i afrohet shumë konsensusit se nevojitet një strukturë e re’.

Ndërkohë, një person i afërt me Guaidon, i cituar nga Reuters, tha se ai do ishte i përgatitur të tërhiqej, por vetëm kur opozita të përcaktojë planet e saj për asetet shtetërore shumëmiliardë dollarëshe të bllokuara jashtë vendit. Këto përfshijnë rafinerin e naftës me bazë në SHBA, Citgo Petroleum dhe më shumë se 1 miliard dollarë ar në Bankën e Anglisë.

Pasuritë ranë nën kontrollin e Guaidos, pasi SHBA-ja njohu kreun e Asamblesë Kombëtare si një udhëheqës të përkohshëm të vendit.

Publikisht, Guaido, mandati i të cilit skadon në janar, ka këmbëngulur që e ashtuquajtura presidenca e tij e përkohshme të jetë e vlefshme deri në ‘zgjedhje të lira dhe të ndershme’.

Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë të cituar nga Reuters tha se Uashingtoni ka diskutuar me ekipin e Guaidos hapat e mëtejshëm të nevojshëm për ‘rivendosjen e demokracisë’ në Venezuelë.