Vendosni fjalën kyçe....

3 të vrarë e dhjetëra të plagosur nga një shpërthim bombe në një hotel në Somali


Të paktën tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën kur grupi al-Shabaab sulmoi një hotel popullor në qytetin port jugor Kismayo të dielën, tha policia.

Mahad Abdi, një oficer rajonal i policisë në Kismayo, tha se sulmi filloi me bombardime të ndjekura nga të shtëna me armë pasi terroristët e al-Shabaab sulmuan hotelin ‘Tawakal’.

“Ne mund të konfirmojmë se të paktën tre persona, duke përfshirë nxënës të shkollës, u vranë nga shpërthimi.” – tha Abdi përmes telefonit për Anadolu Agency.

Ai shtoi se të plagosurit, kryesisht civilë, u dërguan me urgjencë në spital për trajtim.

‘Tawakal’ është një hotel popullor i frekuentuar nga zyrtarë të shtetit Jubaland dhe zyrtarë të sigurisë.

Mahamed Nasi Guled, zv.shefi i policisë së shtetit Jubaland të Somalisë, u tha gazetarëve në Kismayo se policia beson se tre sulmues janë brenda hotelit duke luftuar me forcat e sigurisë që po përpiqen t’i eliminojnë ata.

Kismayo është një qytet i madh i cili është kryeqyteti administrativ i Jubaland. Qyteti port ndodhet 500 kilometra në jug të kryeqytetit Somalez Mogadishu.

Grupi al-Shabaab, i lidhur me Al-Kaedën, mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës. Sulmi vjen pasi ushtria somaleze vazhdon ofensivën e saj kundër grupit në rajonin qendror.