Vendosni fjalën kyçe....

Rishi Sunak flet për herë të parë si kryeministër: Zotohem se do t’ju shërbej me integritet


Kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, po jep një deklaratë për kolegët konservatorë në selinë e Partisë Konservatore në Londër.

Sipas “The Guardian”, ai e filloi fjalimin duke falenderuar Liz Truss për udhëheqjen e saj. Ai theksoi se ajo shërbeu “në rrethana jashtëzakonisht të vështira”.

“Është privilegji më i madh i jetës të mund t’i shërbej partisë që dua dhe t’i kthej vendit që i detyrohem kaq shumë.”- thotë ai.

Sunak tha se Britania e Madhe është një vend i mrekullueshëm, por përballet me sfida të thella ekonomike dhe bën thirrje për stabilitet dhe unitet. Po ashtu u betua të shërbejë me integritet dhe përulësi.

“Por nuk ka dyshim se ne përballemi me një sfidë të thellë ekonomike. Tani kemi nevojë për stabilitet dhe unitet. Dhe unë do ta bëj prioritetin tim më të madh bashkimin e partisë dhe vendit tonë. Sepse vetëm kështu do t’i kapërcejmë sfidat me të cilat përballemi dhe do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, më të begatë për fëmijët dhe nipërit tanë.

Unë zotohem se do t’ju shërbej me integritet dhe përulësi dhe do të punoj çdo ditë, për popullin britanik.”– tha ai, duke i dhënë fund një deklarate shumë të shkurtër.