Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen në SHBA dy shtetas kinezë, akuzohen si spiunë që ndërhynë në një çështje të rëndësishme penale


Dy agjentë të dyshuar të inteligjencës kineze kërkuan të ndërhynin në ndjekjen penale të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së ndaj një kompanie kineze të telekomunikacionit të paidentifikuar, pretendoi Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland gjatë një konference për shtyp të hënën. Prokurori zbuloi akuzat kundër 13 individëve, përfshirë dhjetë shtetas kinezë.

Guochun He dhe Zheng Wang akuzohen për përpjekje për të penguar një hetim ndaj kompanisë, për të cilën Associated Press raporton se bëhet fjalë për Huawei, duke u bazuar në të dhënat e gjykatës.

Dy oficerët e inteligjencës kineze dyshohet se kontaktuan një individ që doli të ishte një agjent i fshehtë i FBI-së në vitin 2017, duke kërkuar të merrte informacion për dëshmitarët, provat e gjyqit dhe akuzat e reja të mundshme. He, i cili dyshohet se pagoi 41,000 dollarë në Bitcoin për informacionin, është akuzuar gjithashtu për pastrim parash.

Informacionet e supozuara të ndjeshme të ofruara nga agjenti i FBI-së përfshinin një dokument që përshkruante një plan të rremë për të grumbulluar drejtuesit e kompansë Huawei në SHBA.

Wang Lin dhe tre shtetas të tjerë kinezë janë akuzuar se kanë kërkuar të vjedhin teknologji dhe pajisje të ndjeshme nën mbulesën e një instituti akademik kinez gjatë një periudhe 10-vjeçare dhe se kanë ndërhyrë në protesta që ‘do ishin të sikletshme për qeverinë kineze’. Dy persona të tjerë u arrestuan dhe pesë të tjerë u akuzuan për ngacmimin e dyshuar të një shtetasi kinez që jetonte në SHBA, të cilin donin ta kthenin në Kinë në emër të Pekinit.

 “Rastet e sotme e bëjnë të qartë se agjentët kinezë nuk do ngurrojnë të shkelin ligjin dhe të shkelin normat ndërkombëtare në proces.” – u tha gazetarëve zëvendësprokurorja e Përgjithshme Lisa Monaco.

Ndërsa u lëshuan urdhra për arrestimin e 13 personave, përveç dy të arrestuarve që janë tashmë në paraburgim, nuk ka gjasa që të tjerët të arrestohen, sipas AP.

Huaëei u akuzua për mashtrim bankare në 2019 dhe në 2020 për konspiracion shantazhi, vjedhje të sekreteve tregtare dhe shkelje të sanksioneve, akuza që u ngritën edhe ndaj shefes financiare të kompanisë, Meng Wanzhou, pas arrestimit të saj në aeroportin e Vankuverit, Kanada, në 2018.

Pas gati tre vjet në arrest shtëpiak për ato që Pekini i përshkroi si akuza ‘plotësisht të fabrikuara’, Meng më në fund u dërgua në shtëpi në Kinë në shtator 2021, por akuzat kundër kompanisë së saj kanë mbetur dhe Huawei-t i ndalohet të bëjë biznes në SHBA. Uashingtoni është mbështetur gjithashtu te aleatët e tij në Evropë dhe Australi, duke i bërë presion që të përjashtojnë Huawei-n nga infrastruktura e tyre e telekomunikacionit.