Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogët s’tërhiqen: Protestë deri në plotësimin e kërkesave, nevojitet platorme e re universitare


Pedagogët kanë zhvilluar sot protestën e radhës, e cila vijon prej disa javësh tashmë. Ata janë mbledhur para Universitetit Politeknik duke pohuar se nuk do tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave.

Kreu i Sindikatës, Sandër Kovaçi, tha se arsimi i lartë ka nevojë për një platformë të re universitare si dhe bëri thirrje për përfshirje më të gjerë të studentëve në zgjedhjet e organeve të arsimit të lartë.

Kovaçi paralajmëroi dekanët që po detyrojnë një pjesë pedagogësh që të futen në mesim se do përgjigjen për këtë gjë para profesorëve.

“Nuk tërhiqemi derisa të marrë udhë plotësimi i kërkesave të profesoriatit dërguar autoriteteve. Procesi i ndjekjes së peticionit e protestat kanë nxjerrë në dritë nevojën për një platformë të re universitare. Nesër në orën 11 do jetë një forum i gjerë me Profesoratin, pedagogë, studentë, aktivistë, gazetarë. Ditë e rëndësishme për të përfshirë idetë e zgjeruara të këtij grupimi, do jepet në forum përmbledhje e ideve që do përfshihen më pas në një platformë të re të universiteteve. Bojkot i përgjithshëm i mësimit dhe pjesëmarrje e përgjithshme në këtë Forum. Ata që nuk kanë pasur disiplinë tërë viteve japin mësim sot. Qëllimi kryesor është rritja e disiplinës. Dekanët po mbledhin njerëzit për t’i kërkuar mungesat. Do jenë para gjykimit të plotë të profesoratit pas dy vitesh. Vota nuk do manipulohet më. Do kërkojmë që përfshirja e studentëve në votim të jetë minimumi 20 përqind.” – tha Kovaçi.