Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një video në “TikTok”, ku dy policë bashkiakë shihen duke i raportuar shefit të tyre, i cili dukshëm u kërkon atyre të vendosin sa më shumë gjoba.
“Gjoba, gjoba, gjoba! Të dashur miq, kësaj i thonë të bësh kërdinë duke plaçkitur qytetarët me gjoba!”– shkruan Berisha krahas videos në TikTok.
@prof.dr.saliberisha Gjoba, gjoba, gjoba! Të dashur miq, kësaj i thonë të bësh kërdinë duke plaçkitur qytetarët me gjoba! #sb #saliberisha #partiademokratike #tiktok #Albania ♬ original sound – Sali Berisha
Biseda e policëve me shefin:
Shefi: Të tha gjë Beni më parë? Apo s’jeni në dijeni? I keni vendos gjoba të gjithëve atyre?
Polici: Po.
Shefi: Të gjithëve?
Polici: Po
Shefi: I dua të gjitha gjobat që keni vendosur në atë zonë. Po të tjerët pse jo?
Polici: Nuk ka pasur shkelje. I kanë vendosur brenda që të gjithë.
Shefi: Si brenda? Te … keni vendos gjobë, nuk është pronë private.
Polici: Është pronë private plus…
Shefi: Po te subjekti… keni vendos gjoba ju?
Polici: Jo s’kemi vendos
Shefi: Një sekondë. Po të bëj pyetje. Dëgjo, kam mar të gjitha pamjet filmike në zonë.
Polici: Shumë bukur
Shefi: Unë i kam filmimet krejt. Edhe të subjekteve…Pyetje konkrete, nëse keni vendos gjoba do marr deklarimet direkt…
Polici: Të jap unë përgjigje. Të gjithë kanë zbatuar urdhrin. Po
Shefi: Keni hartë ju?
Polici: Po kam…
Shefi: Ma jep hartën këtu…