Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri i ri Rishi Sunak e vendos: Jeremy Hunt do të mbetet kancelar


Jeremy Hunt do të mbetet në postin e tij si Kancelar i Thesarit, ka konfirmuar kryeministri Rishi Sunak sipas BBC-së.

Hunt u emërua kancelar nga ish-kryeministrja Liz Truss vetëm 11 ditë më parë, pas trazirave në tregjet financiare të krijuara nga mini-buxhetit dhe platformës e saj e shkurtimeve të pafinancuara të taksave.

Hunt – i cili zëvendësoi Kwasi Kwarteng – hodhi poshtë pothuajse të gjitha shkurtimet e taksave të Truss dhe vlerësohet se ka rikthyer njëfarë besimi në tregje. Si rezultat, në fakt ai pritej të qëndronte si kancelar nga shumë ekspertë.

Hunt u zgjodh për herë të parë në parlament në vitin 2005 dhe iu bashkua kabinetit të kryeministrit David Cameron si Sekretar i Shtetit për Kulturën.

Ai u bë sekretar i Shëndetësisë nga 2012 deri në 2018, ku u përball me kritika nga mjekët e rinj për planet e tij për të futur kontrata të reja, megjithëse ai gjithashtu siguroi një rritje të fondeve për NHS.

Hunt u bë sekretar i jashtëm në vitin 2018, duke e lënë këtë rol vitin e ardhshëm.

Ai ka garuar dy herë pa sukses për udhëheqjen e partisë – në vitin 2019 dhe verën e kaluar.