Shqipëria barazoi 1-1 me Arabinë Saudite në miqësoren e luajtur në Abu Dhabi.
Në 45 minutat e para kuqezinjtë patën rastet e tyre. Fillimisht ishte Bitri që kishte mundësinë për të ndëshkuar kundërshtarët, ndërsa më pas Xhixha në minutën e 39-të shpërdoron para porte.
Vendasit e Arabisë Saudite realizuan të parët në minutën e 42-të me Saleh Alshehri, i cili shndërron në gol një penallti. Portieri Kastrati kuptoi krahun, por nuk priti dot goditjen e lojtarit 28-vjeccar.
Kombëtarja vendosi ekuilibrat me Bekim Balaj, me këtë të fundit që “tundi rrjetën” pasi u kuptua mirë me Odise Orishin.