SPAK ka dhënë pretendën për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka, e cila akuzohet për korrupsion duke kërkuar dënimin e saj me 4 muaj e 6 vite burg.
Ndërsa për bashkëshortin e saj Arben Cara, sipas televizionit “News 24”, SPAK ka kërkuar 4 vite burg. Për Skënder Demirin kërkon 3 vite burg.
Ish-gjyqtarja Margjeka akuzohet se mori 6 mijë euro ryshfet për të ndryshuar një masë sigurie, para që u morën nga burri i saj. Të dy akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, në bashkëpunim.
Ndërsa Skënder Demiraj akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim. Demiraj akuzohet se i ka dhënë paratë Margjekës, nëpërmjet bashkëshortit të saj.