Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: Jam pro liberalizimit të vizave për Kosovën


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Siç citon Tanjug, presidenti e bëri këtë deklaratë pasi u pyet nga një gazetar mbi komentin e presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen, e cila lavdëroi Prishtinën dhe mbështeti liberalizimin e vizave.

“Sa i përket lavdërimit të Prishtinës, nuk kam asgjë kundër dhe jam shumë pro që t’u jepet një regjim pa viza. Dhe do ta mbështes gjithmonë dhe në çdo kohë, siç kam bërë gjithmonë, për shumë arsye, e bëj. Nuk dua të shpjegoj.”– tha Vuçiç.

Vuçiç kujtoi se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, edhe pse kanë pasaporta serbe, nuk lejohet të lëvizin lirshëm në zonën Schengen për shkak të një vendimi nga autoritetet serbe të vitit 2009.

Nga ana tjetër, Vuçiç kritikoi Kosovën dhe kryeministrin Albin Kurti për afatin për ndërrimin e targave, duke thënë se autoritetet në Prishtinë do të përballeshin me rezistencë paqësore demokratike.

“Sot në mëngjes dëgjuam kërkesat e përfaqësuesve legjitimë të popullit serb nga Kosova dhe Metohia të cilët na informuan për nevojat e tyre, me gjithçka që ata po përballen në Kosovë dhe Metohi, veçanërisht në prag të skadimit të ultimatumit të dhënë Serbët e Kosovës dhe Metohisë nga regjimi i Prishtinës, veçanërisht ata në veri të krahinës, mbi konfiskimin e targave të veturave”- tha Vuçiç.

Ai theksoi se se autoritetet e Prishtinës do të hasin “në rezistencë paqësore demokratike nga populli serb nëse fillojnë të konfiskojnë targat” dhe tha se Serbia nuk do të lejojë persekutimin e popullit të saj.