Vendosni fjalën kyçe....

PD publikon udhëzimin për primaret, afati për kandidaturat për Durrësin, Elbasanin e Tiranën deri më 6 nëntor


Partia Demokratike ka publikuar sot udhëzimin për procesin e Primareve nga ku do dalin kandidatët për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 14 maj.

Në njoftim bëhet me dije se afati përfundimtar për pranimin e kandidaturave në bashkinë Tiranë, Durrës dhe Elbasan, do të jetë data 6 nëntor 2022 ora 20:00.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatëve për Primaret në bashkinë Tiranë, Durrës dhe Elbasan, do të jetë data 06 nëntor 2022 ora 20:00 në selinë qendrore të PD.

Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë aplikim, pasi dokumentacioni do ti kalojë kryesisë s PDSH për vlerësimin e kandidaturave”, thuhet në njoftim.