Deputeti i PD-së Bardhi tha pas daljes nga SPAK se hetimet për inceneratorët jasnë duke përparuar ndërsa pohoi se ishte aty në cilësinë e kallëzuesit në emër të PD-së të çështjes në hetim.
Ai pohoi gjithashtu se lidhur me inceneratorin e Tiranës nuk ka asnjë zhvillim.
Ish-Sekretari i selisë blu theksoi se ka kërkuar që materialet shtesë të dorëzuara prej tij të jenë pjesë e dosjes hetimore ndërsa shtoi se personat e kallëzuar fillojnë nga kryeministri Rama deri te nëpunësit e thjeshtë.
“Sot isha si kallëzues për inceneratorin e Elbasanit që mesa duket është duke përparuar në hetime. Kam konfirmuar kallëzimin e bërë në emër të PD dhe inkurajoj SPAK për të çuar para përgjegjësisë përgjegjësit. Jemi në dijeni që deri tani nuk ka zhvillim sa i përket inceneratorit të Tiranës. SPAK do të duhet të na kthejë mbrapsht besimin. Qytetarët presin edhe për afera të tjera korruptive. Kam kërkuar të merren në cilësinë e provës edhe materialet për inceneratorët. Ka pasur një shtesë në PD dhe kam kërkuar që edhe materialet të jenë pjesë e dosjes hetimore. Personat e kallëzuar fillojnë nga kryeministri e deri tek nënpunësit që janë persona përgjegjës të komisioneve në koncensione.” – tha Bardhi.