Vendosni fjalën kyçe....

Nga 1 nëntori rritet çmimi i energjisë mbi 800 KW, shkon në 44 lekë – ERE


Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar sot se duke nisur nga 1 nëntori deri më 31 dhjetor, do aplikohet çmimi 44 lekë për kilovat për fashën mbi 800 KW.

Sipas ERE-së, çmimi për konsumatorët do rishikohet në mënyrë periodike.

“Për të gjithë konsumatorët familjarë që furnizohen nga Shërbimi Universal (FSHU sh.a.). ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë të shërbimit universal, kostot e furnizimit sipas kostove të burimit të sigurimit të energjisë. Vendimi i Brodit të ERE-s nr. 242 datë 23.09.2022, i ndryshuar me vendimin e Bordit nr.254 datë 07.10.2022, qëndron në fuqi për muajt nëntor – dhjetor 2022, dhe këto çmime mbeten të aplikueshme, ashtu si përcaktuar në vendim, për periudhën 1 nëntor 2022 – 31 dhjetor 2022. Siç theksuar dhe më parë nga vendimmarrja e ERE-s, çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 KW, do të mbetet objekt rishikimi periodik, bazuar në kërkesën FSHU sh.a., vendimet e Asamblesë së KESH sha, si dhe vlerësimet e ERE-s, nëpërmjet të cilave do të vlerësohen ndryshimet në çmimin e shitjes se energjisë elektrike për konsumatorët fundorë të shërbimit universal.” – thuhet në njoftim.

Në fund të shtatorit kryeministri Rama pohoi se qeveria nuk do e rriste çmimin e energjisë për fashën mbi 800 KW për muajin tetor ndërsa një ditë më pas ERE njoftoi se vendimi për rritjen e çmimit do niste në nëntor.