Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja me PD-në/ Vasili: Nga PL do kandidojnë figurat më të spikatura


Në një konferencë për mediet, deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili foi për marrëveshjen e firmosur me Partinë Demokratike për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Vasili thotë se edhe figura të spikatura të PL-së do të kenë mundësi të kandidojnë në primaret e zhvilluara nga PD-ja.

“Është përcaktuar qartë në marrëveshje. Kandidatët do zgjidhen përmes primareve. Askush nuk është i privuar nga kandidimi. Edhe figura të spikatura të Partisë së Lirisë do të kenë mundësi të kandidojnë. Ka një gjë pozitive, që do zgjidhen nga një masë e madhe njerëzish. Primaret dhe referendumi vendosin vendimarrjen tek njerëzit. Dalin nga zyrat e ngushta të kulisave.”– tha ai.

I pyetur nëse ka një listë të qyteteve që PL synon të fitojë, Vasili tha se nuk kanë një listë por do të mbështeten kandidatët më të mirë.

“Nuk kemi përcaktuar lista qytetesh. Figurat tona të spikatura, do të kenë mundësinë të kandidojnë ku të duan. Do të mbështesim kandidatët më të mirë. Do të fitojë ai që është më i miri.”– tha Vasili.