Vendosni fjalën kyçe....

Inflacioni në Itali pritet të arrijë nivelin më të lartë të 38 viteve të fundit


Inflacioni në Itali pritet të arrijë kulmin në 11.9% në tetor, niveli më i lartë në mbi 38 vjet, sipas shifrave paraprake të publikuara nga autoriteti kombëtar i statistikave të vendit.

Norma u rrit nga 8.9% në muajin e kaluar dhe tejkaloi 9.6% të pritur, tha Instituti Kombëtar i Statistikave (Istat) në faqen e tij të internetit.

Përshpejtimi i gjerë ishte kryesisht për shkak të çmimeve të energjisë (nga +44,5% në shtator në +73,2% në tetor) dhe ushqimeve, përfshirë alkoolin, (nga +11,4% në +13,1%), shtoi Istat.

Çmimet e konsumit kanë qenë në rritje në të gjithë BE-në, me Belgjikën, Danimarkën, Holandën, Poloninë, vendet baltike dhe të tjerë që shohin normat e tyre të inflacionit të shkojnë në dyshifrore gjatë muajve të fundit.