Apeli ka lënë në fuqi dënimin me 21 vite burg ndaj Izet Haxhisë, i dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit.
Gjykata e Tiranës kishte dënuar në shkurt 2022 Haxhinë lidhur me krimin e sot Apeli e ka konfirmuar.
Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998 pranë ish-selisë së PD-së.
Ai u gjet fajtor si bashkëpunëtor në vrasjen e Hajdarit. Ky është procesi i dytë ndaj Haxhisë.
Fillimisht ai u dënua me 25 vite burg në mungesë duke qenë se ndodhej në Turqi. Ai u ekstradua drejt Shqipërisë më 8 maj 2018, ku fitoi të drejtën e rigjykimit.
Për vrasjen e Azem Hajdarit është dënuar më herët me burg përjetë Jaho Mulosmani.