Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj-Çuçit: Me këtë reformë, po tentoni të vidhni në tavolinë zgjedhjet e 2023-shit


Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar maxhorancën se me ndarjen aktuale të territorit, ata po vjedhin në tavolinë zgjedhjet e ardhshme vendore. 

Në seancën e sotme plenare ai debatoi me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçin, të cilit i tha se bëri “autogol” me deklaratën e tij mbi Reformën Territoriale.

Sipas tij, maxhoranca ka shkuar në komision pa propozime konkrete.

“Sot që diskutojmë është raporti i PD, ju s’keni asnjë raport. Ju thoni që të jetë siç ishte. Por pse e pranuat këtë komision? Zoti ministër, ajo që thatë pak më parë, se vlera e këtij komisioni është se ku ka arritur pushteti lokal është autogol i madh. Sapo pranove ose paaftësinë tënde, ose se nuk të intereson pushteti lokal. Bashki të falimentuara, distancë, pa transport publik. bashki që vendosin taksë gjelbërimi në mes të pyllit, pa historik, pa identitet, vetëm me Rilindjen Urbane që bëtë ju para disa vitesh, i keni shndërruar në fotokopje. Bashki pa tradita, që po shpopullohen. Ndaj është e nevojshme sot që të rishihet reforma territoriale, e të rrinin shqiptarët aty. Jo vetëm që po ikin jashtë shtetit shqiptarët, por po ikin nga periferia. Nëse pushteti vendor ka një vlerë, është kjo mundësia që ju jepet qytetarëve që të kontrollojë përditë kryebashkiakun. Nëse ka një arsye të fortë se përse bëhen reforma të mëdha, që nuk duhen ndarë politikisht, është reforma e pushtetit vendor. Janë gjepura të tjerat, drejtësia, pavarësia, e me radhë. Ky momenti i sotëm që ndërmorën ne, mesa duket e keni me të tallur. Pikërisht reforma territoriale nuk duhet të jenë të njëanshme, duket të gëzojnë legjitimet. Kam guximin ta them se një pjesë të fajit e kemi dhe ne të PD kur nuk morëm pjesë në 2014-ën. Por ju i kishit votat. Ju nuk morët përsipër atë që është me rëndësi, legjitimiteti. Kjo është ajo se çfarë është me rëndësi. Ju ua mohuat shqiptarë këtë të drejtë dhe sot po ua mohoni. Korrigjim kemi kërkuar ne të defekteve të identifikuara në këto 7 vite. Kështu ecën para kjo dynja, me revolucion dhe jo evolucion. Mos t’ja fshehim njerëzve se përse nuk gjeni dot alibi dhe justifikim. ka vetëm një arsye se pse nuk pranoni riformim të reformës, në 2014 e bëtë vetëm që të fitonit zgjedhjet në tavolinë. Ia morët frytet në 2015. Pas 7 vitesh kur i keni korrur maksimumin kësaj reforme, do duhet të bënit diçka për shqiptarëve, s’po bëni gjë tjetër që të vidhni në tavolinë dhe zgjedhjet 2023-shit.”- tha Alibeaj.