Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Ligji i dosjeve për të më goditur mua, Rama e qartë ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, pasi sipas tij ai ka qenë piktor i një reviste të kohës. Këtë deklaratë ai e bëri ndërsa ishte i ftuar në programin “Zona Zero” në “Top News”, ku u pyet lidhur me akuzat ndaj tij dhe përplasjen me Autoritetin e Dosjeve.

 “Një gjë është shumë e qartë, që Edi Rama ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Kjo pasi Rama ka qenë piktor i revistës së kohës. Gjithçka nisi pasi unë lashë detyrën ligji që u miratua është shumë i qartë për të gjithë shqiptarët. Gjithçka nisi me një VFLP, me një email. Tani pse u shqetësove ti që emaili thoshte që ky Ilir Metaj ka bërë këtë e atë. Po kur të doli dëshmitari që tha që këto që thuhen janë falsifikime? Po ti ça halli kishe? Ti i ke cënuar jetën private, i ke nxjerrë emrin. Ti nuk je as në anën e të vërtetës e as në anën e ligjit. Ky ligj ishte për të goditur Ilir Metën e për të bërë zhurmë. Unë të kam çuar në Prokurori pasi ti je falsifikator.”- u shpreh Meta.

Ish-presidenti theksoi se ka nisur një proces gjyqësor kundër Autoritetet të Dosjeve.