Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk shpërndan bordin e drejtorëve të Twitter-it


Elon Musk ka shpërbërë bordin e drejtorëve të Twitter duke forcuar kështu kontrollin e tij mbi kompaninë.

Lëvizja u zbulua në dosjet e Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimit në SHBA.

Më 27 tetor, pas “përfundimit” të marrëveshjes së marrjes së kompanisë nga Musk, ai u bë drejtori i vetëm i Twitter-it.

Nëntë drejtorët e rrëzuar përfshijnë ish-kryetarin e bordit Bret Taylor dhe ish-shefin ekzekutiv Parag Agrawal.

CNN shkruan se kjo lëvizje edhe pse jo befasuese, nxjerr në pah sesi njeriu më i pasur në botë ka “çimentuar” shpejt kontrollin e tij mbi një nga platformat më me ndikim në botë, me pak ose aspak kontrolle mbi fuqinë e tij mbi kompaninë.

Pothuajse menjëherë pasi Musk përfundoi marrëveshjen e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter-in të enjten, Musk pushoi nga puna të paktën katër nga drejtuesit kryesorë të tij, përfshirë Agrawal.

Pronari i ri i Twitter-it planifikon të rimendojë politikat e moderimit të përmbajtjes së kompanisë dhe ndalimet e përhershme për përdoruesit që kanë shkelur më parë politikat e platformës, përfshirë ish-presidentin Donald Trump.

Po ashtu sipas medias amerikane, Musk thuhet se po planifikon pushime të mëdha nga puna në kompani.