Vendosni fjalën kyçe....

I vihet zjarri zyrës së emigracionit në Britani (Video)


Një qendër e përpunimit të emigrantëve në qytetin port anglez të Doverit u godit me ‘pajisje ndezëse’, pohoi policia e Kentit.

Sipas një fotografi të Reuters që ishte në vendngjarje, sulmuesi hodhi bomba me benzinë.

“Oficerët zbuluan se dy deri në tre pajisje ndezëse u hodhën brenda zyrës së emigracionit.” – tha policia e Kentit në një deklaratë të dërguar me email për mediat.

Policia shtoi se ‘është raportuar një lëndim i lehtë’ dhe ‘i dyshuari është identifikuar dhe kapur’.

Shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje pasi fotografi raportoi se një burrë kishte hedhur tre bomba me benzinë ​​nga dritarja e makinës.

Ministrja e Brendshme Suella Braverman të dielën në mbrëmje e përshkroi incidentin si ‘shqetësues’ dhe tha se ajo ‘po merr përditësime të rregullta mbi gjendjen’.

Emigracioni i paligjshëm është bërë një çështje polemizuese në Mbretërinë e Bashkuar vitet e fundit, pjesërisht e nxitur nga numri në rritje i kalimeve me mjete detare përmes Kanalit Anglez. Të shtunën, pothuajse 1,000 emigrantë bënë udhëtimin e rrezikshëm nga Franca në Britani, numri më i madh që nga gushti.

Që nga fillimi i këtij viti, pothuajse 40,000 njerëz kanë arritur në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar dhe autoritetet britanike kanë përpunuar vetëm 4% të kërkesave për azil të vitit të kaluar. Ndërkohë, hotelet e azilkërkuesve u kushtojnë taksapaguesve britanikë, të cilët tani po luftojnë me çmimet në rritje të energjisë dhe ushqimeve.